Ndotja alarmante, pemët përgjatë lumenjve vishen me mbeturina

21/03/2015 00:00

Në vend të luleve, këtë pranverë në luginën e Lumit Shkumbin kanë
‘çelur’ mbeturinat. Pamjet që ofrohen në zonë janë nga më të shëmtuarat
sidomos në prag të hapjes së sezonit turistik.

Prurjet e shumta te Lumit ne fillim te ketij viti nxorren ne pah, ne menyren me te shemtuar te mundshme, ate qe te gjithe e dine, ndotjen e tmerrshme qe ka mbuluar vendin tone. Ne te gjithe gjatesine e Shkumbinit te ofrohet pamja me mbeturina, e cila shtrihet disa metra anes tij.

Por ambientalisti Ahmet Mehmeti ngre nje shqetesim edhe me te madh. Kjo ndotje katastrofike, ne te njejten menyre ka pershkuar edhe token edhe ujin. Çka do te thote se ndotja e tokes bashkuar me ate te lumit, i cili perdoret per vaditje do te kthehet ne organizimin tone permes konsumimit te zarzavateve.

“Eshtë jashtëzakonisht skandaloze. Ndotja e mjedisit në këtë zonë, shpërfaqet në gjithë dimensionet e veta. Eshtë shumë e qartë se çfarë ndodh me trajtimin e mbetjeve urbane. Ka arritur një pikë, ku pamjet flasin vetë”, thotë ambientalisti.

Përgjatë shtratit të këtij lumi shtrihet një nga akset më të rëndësishme kombëtare, duke nisur nga Peqini drejt Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasit. 

Qindra meter kub mbeturina jane depozituar pergjate shtratit te lumit por dhjetrafish me shume ky lume i ka derguar ne det per t’u depozituar pergjate brigjeve te detit.

Top Channel