Ndalohen në Shkodër 81 emigrantë klandestinë, synonin Malin e Zi

21/03/2015 00:00

Policia Kufitare e Shkodrës ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës 81 shtetas të huaj, kryesisht nga Siria, të cilët tentonin të kalonin në mënyrë ilegale kufirin për në Mal të Zi.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se rreth orës 01:30 minuta pas mesnate, në afërsi të  pikës kufitare në Han të Hotit, shërbimet e policisë kufitare kanë ndaluar një automjet tip kamionçinë, brenda të cilit ndodheshin 81 shtetas të huaj: 54 prej tyre nga Sira, 16 nga Mali, 6 nga Gana, 3 shtetas nga Haiti dhe 2 nga Motojate.

Nga verifikimet e kryera është konstatuar se, shtetasit në fjalë kanë hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë dhe po në mënyrë ilegale po tentonin të kalonin kufirin në Han të Hotit, për në Mal të Zi.
 
Drejtuesi i kamionçinës, Gentian Gjonaj nga Laçi, është ndaluar nga policia dhe ndaj tij tashmë ka nisur procedimi penal për trafikim të qënieve njerëzore.

Top Channel