Kthehet nga Italia pas kurimit, kreu i burgut të Fushë-Krujës

21/03/2015 00:00

Rikthehet pas kurimit të tij në Itali, drejtori i burgut të sigurisë së
lartë të Fushë-Krujës, Arben Suloj. Mëngjesin e 19 janarit, ai ra pre e
një atentati me eksploziv e për pasojë mori plagë të rënda në pjesë të
ndryshme të trupit.

Suloj u prit këtë të shtunë në Rinas nga kolegë të tij, mes të cilëve edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Artur Zoto. Suloj iu nënshtrua në Itali një ndërhyrje në shtyllën kurrizore në një prej klinikave private në shtetin fqinj. Qeveria shqiptare u kujdes për gjithçka që ai kishte nevojë.

Burimet thonë se i dëmtuari pritet që të kthehet në krye të detyrës së tij në Burgun e Fushë-Krujës, pas rikuperimit të plotë të gjendjes shëndetësore. Arben Suloj u plagos rëndë si pasojë e shpërthimit të makinës së tij nga eksplozivi në portin e Durrësit. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ai është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar për shkak të detyrës

Top Channel