PD proteston në Durrës, Basha: Kemi gati ofertën e re

21/03/2015 00:00

Partia Demokratike proteston në qytetin e Durrësit, ku kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta pas akuzave të Doshit për atentat.

Edhe pse Prokuroria, e ka cilësuar inskenim historinë e ekzekutimit të deputetit të përjashtuar nga PS dhe të demokratit Mhill Fufi, PD nuk e rrëzuar kauzën e saj, duke këmbëngulur në vënien para drejtësisë të Metës, si urdhërues i këtyre vrasjeve, siç pretendoi deputeti Tom Doshi. Në fjalën e tij para protestuesve, Lulzim Basha kërkoi largimin nga qeverisja të Kryeministrit, Edi Rama dhe Kryeparlamentarit, Ilir Meta.

“Kjo protestë është për t’i thënë Ramës dhe Metës që të largohen. Qeveria nuk po u kthen asnjë shërbim qytetarëve, të cilët kërkojnë mbarimin e ditëve të qeverisjes Rama-Meta”, tha Basha.

Kryetari i opozitës tha se Partia Demokratike e ka gati ofertën e re për uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit, rritjen e pagave dhe pensioneve dhe një qeveri në shërbim të qytetarëve.

Top Channel