Shqipëria drejt eksportit të vezëve në BE

21/03/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga ministri i
Bujqësisë z. Edmond Panariti, ishte të shtunën prezent në dorëzimin e
vulës së cilësisë një kompanie për prodhimin e vezëve në Durrës.

Gjate fjales se mbajtur Panariti vuri ne dukje mbeshtetjen e bizneseve te prodhimit dhe proceduren ne proces me BE per eksportin e vezeve.

“Ne syojme qe se shpejti te hapim eksportet per vezen e fresket ne BE. Misioni i pare i ardhur nga Brukseli dha nje lajm shume pozitiv qe shpresojme te konfirmohet ne misionin e dyte”, tha Panariti.

Meta, duke pergezuar punen e Ministrisë së Bujqesisë, theksoi mbështetjen personale për këtë sektor.

“Do te jap mbeshtetjen maksimale per kete sektor te shpendarise edhe si kryetar parlamenti, por edhe si politikan”, tha Meta.

Ashtu sikurse e thekson edhe Kryeministri,- shtoi Kryetari i Kuvendit, – ne po bejme çmos te te sigurojme mbeshtetjen me te mire per bujqesine dhe shpendarine duke pasur parasysh qe ajo te jete element baze i punesimit ne vendin tone dhe te ndikoje pozitivisht ne rritjen ekonomike.

Shqiperia synon ta dyfishoje prodhimin nga 300 milionë, ne 600 milionë kokrra veze ne vit.

Top Channel