Mbi 600 konsulta nga rrethet realizohen përmes Telemjekësisë

21/03/2015 00:00

Pacientët që dëmtohen gjatë aksidenteve nëpër rrethe apo ata që vuajnë
nga sëmundje të ndryshme, jo domosdoshmërisht duhet të transportohen në
Tiranë.

Instalimi i Shërbimit të Telemjekesisë në Spitalin Universitar të Traumës ka mundësuar dhënien e konsultës së specializuar në kohë reale  për pacientët, të cilëve iu është dashur të marrin shërbim në spitalin më të afërt.

“Pjesë e rëndësishme e Telemjekësisë është edhe seksioni i teletraumës, i cili në kushtet e vendit tonë, i jep një ndihmesë mjaft të rëndësishme, në dhënien në kohë reale, të ndihmës së pacientit të traumatizuar, në çdo zonë të Shqipërisë. Këtu bëhet fjalë për ato spitale rajonale, ku tashmë është instaluar pajisja e Telemjekësisë, e cila bën të mundur realizimin e konsultave në kohë reale. Në Spitalin Universitar të Traumës, tashmë është instaluar pajisja, e cila bën të mundur realizimin e telekonsultave. Kemi realizuar disa telekonsulta,por në traumat abdominale mbetet ende punë për të bërë”, thotë Doktor Agron Dogjani.

Telemedicina, e cila ofron mundesine e lidhjes se mjekeve neper rrethe, me mjeke te specializuar te QSUT apo ne maternitete, eshte instaluar ne 11 spitale rajonale.

“Deri më tani janë ndërtuar 13 qendra të telemjekëdië në spitale dhe 14 qendra të telemjekësisë në spitalet universitare. Viti 2014 u mbyll me 600 telekonsulta, të referuar nga 30 specialitete të ndryshme, nga 11 qendra të telemjekësisë nga spitalet rajonale dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre u referua në spitalet universitare. Pjesa më e madhe e mori shërbimin në spitalet referuese”, tha doktor Arian Boci.

Telemjekesia eshte nje projekt i financuar nga USAID në Shqiperi dhe përveç ofrimit te sherbimeve kuruese dhe diagnostike ne distance,  nepermjet saj ofrohen edhe leksione ne distance, çka i jep mundesi mjekeve, infermiereve dhe studenteve te Fakultetit te Mjekësisë, të asistojne gjate nje nderhyrjeje ‘live’.

Ne ambientet e Telemedicinës ne QSUT, u mbajt leksioni vjetor i teleneuro-shkences Profesor Mentor Petrela, nga nje profesor i Kirurgjise ne Virxhinia te SHBA-së, per pjesemarres virtuale nga Shqiperia dhe Kosova.

Top Channel