Komisioneri Hahn, të hënën nis vizitën dyditore në Tiranë

21/03/2015 00:00

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat
e Zgjerimit Johannes Hahn do të vizitojë Tiranën më 23 dhe 24 mars 2015
për t’u takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe për të marrë
pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë midis BE-së dhe
Shqipërisë.

Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, të cilin Komisioneri Hahn do ta bashkë-kryesojë me Kryeministrin Edi Rama, synon të intensifikojë punën e Shqiperisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme të procesit të integrimit të vendit në BE. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Nishani, Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e opozitës Basha dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqerisë civile.

Ai do të vizitojë disa qendra kulturore në Tiranë, një projekt të finacuar nga BE si dhe do të ketë një diskutim mbi çështjet e ndërlidhjes e transportit me Qeverinë. Në fund të vizitës, Komisioneri Hahn dhe Kryeministi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Top Channel