Skënderbeu shkatërron Elbasanin dhe ruan kreun, Kukësi ndjek

21/03/2015 00:00

Skënderbeu shkatërroi Elbasanin me rezultatin 5-1 dhe ruan diferencën prej 2 pikësh në krye të tabelës me vendin e dytë që ëshë Kukësi.

Seria e golave u hap nga Toçi në minutën e 13 që shënoi një autogol në portën e Elbasanit. Martins në minutën e 20 dyfishoi për korçarët, ndërsa Gava ngushtoi diferencën në minutën e 24. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për vendasit.

Në të dytën dy gola të Nimagas dhe një i Latifit vulosën gjithçka për korçarët që ngjiten në krye të tabelës me 60 pikë. 

Kuksianët pritën në fushën e tyre skuadrën e Vllaznisë në javën e 28 të Kategorisë Superiore. Shkodranët, ndonëse pa asnjë objektiv në këtë kampionat i rezistuan deri në sekondat e fundit vendasve, por vetëm kaq.

Në Durrës, Teuta vendase fitoi po 1-0 përballë Flamurtarit. Për durrsakët shënoi Nika nga pika e bardhë e penalltive në minutën e 68. Tri pikët e marra japin qetësinë e nevojshme për skuadrën që e sheh veten shtatë pikë larg vendit të parafundit që mbahet nga Apolonia.

 

Top Channel