Arkeologët zbulojnë gjurmë të një qytetërimi të hershëm në Peru

21/03/2015 00:00

Arkeologët zbuluan dhjetra trupa të mumifikuar në një zonë arkeologjike në rrethinat e kryeqytetit peruan, Lima.

Zona arkeologjike është ndër zonat e zbuluara vonë dhe krejt rastësisht gjatë punimeve për ndërtimin e një rruge.

Menjëherë pas gjetjes së gjurmëve që tregonin se rruga po ndërtohej mbi rrënojat e një qytetërimi të hershëm, autoritetet peruane ndërprenë punimet dhe zhvendosën projektin e rrugës.

Pas kësaj nisi puna për nxjerrjen në sipërfaqje të rrënojave. Janë zbuluar me dhjetra objekte të punuara në hekur e baltë, që studiuesit besojnë se i përkasin periudhës para inkasve, rreth 1 mijë vjet më parë.

Megjithatë zbulimi më i rëndësishëm është ai i bërë së fundmi, ku në një pjesë të zonës, që besohet se ka shërbyer si varreza janë gjetur dhjetra trupa të mumifikuar, skeletet e të cilëve janë të ruajtura në gjendje të mirë.

Mes skeleteve të ruajtura më mirë është ai i një fëmije, përmes të cilit shkencëtarët shpresojnë që me analizat e ADN-së të përcaktojnë më saktësisht periudhën kur ai ka vdekur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel