Aksioni i përbashkët Polici-OSHEE: 54 raste vjedhjeje, 19 të arrestuar

22/03/2015 00:00

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike duket se nuk ka të ndalur, teksa Policia dhe OSHEE kanë raportuar këtë fundjavë se puna e përbashkët mes këtyre dy palëve vijon ende në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit të fundit, rezulton se gjatë kësaj jave që po lëmë pas kanë vepruar në të gjithë vendin 100 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, të cilët kanë vërejtur disa raste të vjedhjes së energjisë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, si dhe kanë ndërprerë energjinë në rastet e klientëve debitorë ndaj OSHEE.

Konkretisht, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë me 54 autorë të akuzuar, prej të cilëve janë arrestuar 19 persona, ndërsa janë ndërprerë 4076 lidhje të abonentëve që ende rezultojnë debitorë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Top Channel