Van Damme ndahet nga gruaja

22/03/2015 00:00

Jean-Claude Van Damme dhe bashkëshortja e tij Gladys Portugues i kanë dhënë fund martesës së tyre për herë të dytë.

Aktori 54-vjeçar, i cili ka dy fëmijë me ish-partneren e tij tashmë, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj ndarjeje.

Van Damme dhe Portugues kanë qënë të martuar nga viti 1987 deri në vitin 1992. Më pas, ylli i filmave aksion u martua edhe tre herë të tjera, por në fund u ribashkua me Gladys.

Top Channel