Partia Demokratike bashkon ish-të përndjekurit në Korçë

22/03/2015 00:00

Departamenti për ish-të përndjekurit në Partinë Demokratike organizoi të shtunën një takim të zgjeruar në Korçë me shoqata dhe grupime.

Duke u ndalur tek nevoja e lustracionit, ish-të përndjekurit u shprehën se nuk mund t’i hapin dosjet ata që i krijuan dosjet.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike u angazhuan për të thelluar aleancën dhe bashkëpunimin me ish-të përndjekurit, të cilët janë pjesë thelbësore e vlerave që ndajnë demokratët, për lirinë, demokracinë e të drejtat e njeriut.

Top Channel