Seria A, Juventusi nuk ndalet, +17 nga Roma

22/03/2015 00:00

Juventusi vazhdon të mos e ndalë hapin drejt titullit kampion të radhës në Itali.

Bardhezinjtë mundën 1-0 Xhenoan në javën e 28 të Serisë A dhe tashmë e shohin veten +17 pikë nga Roma e vendit të dytë, që do të luajë në mbrëmje ndaj Çezenës.

Ndeshja u vendos nga një gol i Karlos Tevesit (25’), i cili është aktualisht golshënuesi më i mirë i kampionatit italian me 16 gola.

Në ndeshjen tjetër të javës së 28 të luajtur gjatë ditës, Empoli mundi 3-1 Sasuolon.

Top Channel