Anulohet festivali “PriFilmFest” në Prishtinë

22/03/2015 00:00

Festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest” në Prishtinë, ka anuluar edicionin e shtatë të tij një muaj para fillimit.

“’PriFest’ në ekzil” do të jetë emri i këtij edicioni të festivalit, i cili tradicionalisht është mbajtur në Prishtinë, por që do të zhvendoset në Tiranë më 24 dhe 25 prill.

Drejtoresha e “PriFest”, Vjosa Berisha tha se kjo vjen si shenjë proteste pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë vendim për uljen e buxhetit për këtë festival prej 78%.

“Ne kemi marrë vendim që ta anulojmë festivalin këtë vit, domethënë nuk do të mbahet festivali “PriFest”, mirëpo sigurisht nuk do të ndalemi. Në shenjë proteste kemi vendosur që festivali të mbahet në Shqipëri këtë vit, në Tiranë në pot ë njëjtat data dhe do të mbahet me emrin “PriFest në ekzil”, tha Vjosa Berisha.

Drejtori artistik i “PriFest”, duke kritikuar ministrin Kujtim Shala për marrjen e këtij vendimi, tha se Ministria e Kulturës duhet të bëjë politika kulturore, por jo të bëjë politikë në kulturë.

Përveç uljes së buxhetit, “PriFest” i është ndaluar edhe shfrytëzimi i Teatri Kombëtar ku për 6 edicione është zhvilluar ky festival.

“PriFest në ekzil” do të mbahet me zero buxhet dhe do të shfaqen vetëm filma të cilët nuk kanë nevojë të paguhen për shfaqje nga ana e festivalit.

Top Channel