Laçi bie në “Qemal Stafa”, Partizani vazhdon të shpresojë për titull

22/03/2015 00:00

Një gol i Raçiç i ka mjaftuar Partizanit për të thyer ecurinë fantastike të ekipit të Laçit, i cili vinte në këtë ndeshje pas 8 fitoreve radhazi.

Partizani hyri në këtë ndeshje tepër i karikuar në kërkim të fitores së tretë radhazi në kampionat dhe kjo gjë u duk që në minutat e para të ndeshjes. Të kuqtë kontrolluan lojën dhe krijuar disa raste për shënim, por goli i vetëm i kësaj ndeshjeje erdhi pas një gabimi të portierit të Laçit, e cila u shfrytëzua më së miri nga serbi Raçiç, duke i dhuruar Partizanit tre pikë shumë të rëndësishme.

Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ruan vendin e tretë me këtë fitore, në kuotën e 56 pikëve, dy më pak se Kukësi dhe 4 nga vendi i parë, i mbajtur nga Skënderbeu.

Top Channel