Barça fiton “Klasiken”, mund Realin 2-1

23/03/2015 00:00

Barcelona fiton 2-1 “Klasiken” ndaj Realit të Madridit dhe e çon në 4 pikë diferencën me rivalët e tyre direktë në kampionatin spanjoll.

Protagonistët e fitores së katalanasve ishin francezi Matjë dhe uruguajani Suares, të cilët shënojnë golat e parë në përballjen e gjigandëve spanjollë.

Goli i vetëm për madrilenët mban firmën e Kristiano Ronaldos, i cili barazoi njëkohësisht Raul Gonzalezin me 15 gola në ndeshjet “Klasike”.

Një sukses i merituar ky i Barcelonës, lojtarët e së cilës dominuan lojën sidomos në pjesën e dytë, ku shpërdoruan shumë raste.

Ndërkohë që skuadra katalanase regjistron fitoren e 10 në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, Reali i Ançelotit vazhdon të vuajë e të humbasë pikë, të cilat me siguri që do t’i kërkojë shumë në javët e fundit të kampionatit.  

Top Channel