Presidenti Nishani, vizitë zyrtare në Mal të Zi

23/03/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, po zhvillon një vizitë shtetërore në Malin e Zi me ftesë të homologut Filip Vujanoviç.

Zyra e Shtypit e Presidencës bën me dije se gjatë kësaj vizite dyditore, Presidenti Nishani do të pritet në Cetinjë nga Presidenti malazez.

Më tej, kreu i shtetit shqiptar do të ketë takime me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç si dhe me Kryeministrin Milo Dukanoviç.

Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Top Channel