Zjarri shkrumbon një stallë në Torovicë

23/03/2015 00:00

Pasditen e së dielës, një zjarr shkrumboi një stallë bagëtish në fshatin Shkami i Kuq, në Torovicë të komunës Balldre të Lezhës.

Stalla është në pronësi të shtetasit Prend Jaku, i cili ka njoftuar shërbimet e zjarrfikëses, që shkuan në vendngjarje.

Nga informacioni paraprak, rezulton të jenë djegur 15 krerë lopë, 5 krerë dele dhe 10 krerë derra, si dhe baza ushqimore që ndodhej në stallë.

Top Channel