Cristiano, Carvajal dhe Mascherano, protagonistët e sherrit të “Klasikes”

23/03/2015 00:00

“Klasikja” e luajtur mbrëmjen e së dielës pati edhe momentet e saj të tensionit. Në minutën e 60, pas një ndërhyrjeje të rëndë të argjentinasit Mascherano ndaj portugezit Cristiano Ronaldo, të dy këta lojtarë u ngacmuan reciprokisht.

Pasi u rrëzua në tokë, Cristiano ngriti pak këmbët duke rrëzuar edhe mesfushorin e Barcelonës, i cili nga ana e tij simuloi duke vënë duart në bark, njësoj sikur i ishin ngulur takat.

Në këtë moment u përzie edhe Dani Carvajal, mbrojtësi i djathtë i Realit, i cili e goditi me gisht në kokë Mascheranon, si për t’i thënë se po simulonte. (Kliko këtu për videon)

Arbitri i ndeshjes e zgjidhi këtë zënkë duke i dhënë karton të verdhë lojtarit të katalanasve dhe duke mos ndëshkuar asnjërin prej futbollistëve të Realit.

Top Channel