Francë, rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale

23/03/2015 00:00

Partia UMP e qendrës së djathtë dhe aleatët e saj kanë marrë vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë, sipas rezultateve të pjesshme.

Sipas mediave franceze, Fronti Kombëtar i të djathtës ekstreme, pavarësisht se ka fituar mjaft popullaritet së fundmi, është renditur i dyti me 25% të votave, pas Konservatorëve që kanë marrë 31%.

Socialistët në qeveri të presidentit Francois Hollande u renditën të tretët me 20%.

Në zgjedhjet lokale, votuesit francezë po zgjedhin përfaqësuesit në 101 departamente ose konte, që janë të ngarkuara me çështje si shkolla apo mirëqenia.

Këto rezultate zgjedhore do të thonë se në raundin e dytë, më 29 mars, do të zhvillohet një balotazh mes UMP-së dhe Frontit Kombëtar. Në të shkuarën, votuesit e partive rivale kanë bashkuar votat në raundin e dytë për të mbajtur të djathtën ekstreme jashtë qeverisjes.

Top Channel