Këshilli i Mandateve, dy ditë kohë Tom Doshit të paraqitet për shpjegime

23/03/2015 00:00

Edhe dy ditë të tjera i janë lënë deputetit Tom Doshi, për seancën
dëgjimore në Këshillin e Mandateve. Deputeti i Shkodrës, përmes avokatit
të tij, Vladimir Meçe në këtë mbledhje, dorëzoi një raport mjekësor për
pesë ditë, ku kërkonte shtyrjen, për shkak të gjendjes shëndetësore që
nuk i mundësonte atij prezencën përpara kolegëve deputetë.

“Jo, nuk e di sa ditë është raporti, sepse ne nuk u morëm me raportin, por nga kryesuesi i Këshillit, në kërkesën që i ishte drejtuar Këshillit për shtyrje, ishte thënë se pas dy ditësh do të jetë gati që realizonte mbrojtjen e tij. Kjo është arsyeja që u la për dy ditë”, tha deputeti i PD-së, Armando Subashi.

Ndersa, demokratet kane arritur te sigurojne qe mbledhja e se merkures te jete me pranine e medias, kerkese qe ata nuk e kishin mbledhjen e se shtunes, por e paraqiten gjate ketij takimi te dyte në Këshillin e Mandateve. Prania e medias, sipas Eduart Halimit, eshte ne perputhje me rregulloren, ndersa konfirmoi se vullneti i tyre politik mbetet i pandryshuar.

“Çdo kohë, ne si grup parlamentar dhe si deputetë, jemi në favor të kërkesave të Prokurorisë, siç kemi qenë gjatë gjithë këtyre 10 viteve të fundit, ashtu siç kemi qenë edhe pro transparencës, në seancat dëgjimore, gjatë këtyre 10 viteve të fundit”, tha deputeti demokrat, Halimi.

“Ajo që ne duhet të bëjmë kujdes është zhvillimi i një procesi të rregullt, ligjor. Pastaj, padyshim vendimmarrja është atribut jo i këtij Këshilli, se ky Këshill nuk vendos gjë, Këshilli është thjesht konsultativ, përpilon një raport, i cili i drejtohet seancës dhe në fund të fundit është seanca ajo që vendos në gjithë këtë histori. Por, pavarësisht kësaj, përsëri në fund të fundit është gjykata ajo që do të vendosë përfundimisht lidhur me masën e sigurimit”, tha Subashi.

Demokratet riperseritën kerkesen qe Keshilli te hape procedurat edhe per Koço Kokedhimen, per te cilin ata kane kerkuar heqjen e mandatit per shkak te perfitimit te fondeve publike si deputet.

“Në mënyrë që të mos kemi dy standarde, një standard që njëri sillet brenda 24 orëve dhe deputeti tjetër edhe pse ka tre javë që kërkesa është në dyert e Kuvendit, akoma nuk ka filluar në Këshillin e Rregullores. Nuk morëm përgjigje për të qenë në rendin e ditës edhe cështja e ditës, pasi nënkryetari i Kuvendit do të këshillohej edhe njëherë me stafin”, tha Halimi.

Pas mbledhjes se te merkures, Keshilli i Mandateve ka nje muaj kohe per te paraqitur raportin qe do hidhet ne miratim ne Kuvend per dy deputetet, qe Prokuroria kerkon arrestimin, por mazhoranca tha se ky eshte afati maksimal, çka nuk perjashton mundesine, sipas saj, qe raporti te hartohet edhe brenda nje dite.

Top Channel