Momenti kur kangurit i ngec koka në kovë

23/03/2015 00:00

Një kanguri shumë të etur për ujë i ngeci koka në kovën nga ku po mundohej të pinte dhe shpëtoi vetëm falë ndërhyrhjes së dy burrave guximtarë.

Sipas ‘Advertiser’, kanguri u pa me kokën në kovë pranë Coffin Bay, në jug të Australisë. Dy burra që ndodheshin aty pranë lidhën kovën me litar dhe bishtin e kangurit me një litar tjetër dhe u përpoqën që të shpëtonin kafshën duke tërhequr nga dy krahët, por kjo nuk funksionoi.

Pasi panë që kanguri ishte lodhur, burrat u afruan dhe e prenë kovën duke lënë të lirë kangurin.

Banorët e Coffin Bay falenderuan këta dy burra duke shkruar në faqen e Facebook-ut të qytetit: “Një falenderim i madh për Rob Smith dhe Steve Dew, të cilët shpëtuan kangurin nga vdekja e sigurtë.”

FOTO GALERI
1/3
Dy burra përpiqen të nxjerrin kokën e kangurit nga kova

Top Channel