Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë martuar

23/03/2015 00:00

Në mediat rozë nisën të qarkullonin thashetheme për një martesë të mundshme mes Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, për shkak të një fotografie të postuar nga aktori, ku si mbishkrim kishte të shkruar “The Kutchers”. Më në fund, Mila Kunis ka konfirmuar se thashethemet janë të vërteta.

Aktorja 31-vjeçare e zbuloi të vërtetën në një emision televiziv amerikan. Gjatë intervistës, kur u pyet nëse ishte martuar apo jo, përgjigjia e saj ishte “Ndoshta”.

Më tej, Kunis tregoi gishtin ku mbante unazën e martesës  duke zyrtarizuar në këtë mënyrë lajmin.

Top Channel