Tunizia, marshim solidariteti më 29 mars

23/03/2015 00:00

Më 29 mars, Tunizia do të organizojë një marshim solidariteti dhe kundër
terrorizmit, në kujtim të viktimave të sulmeve në Muzeun e Bardos, ku
humbën jetën 25 persona.

Gjithashtu, pritet të përurohet një pllakë përkujtimore.

Kortezhi do të niset nga portat e vjetra të qytetit Tuniz me destinacion muzeun dhe selinë e Parlamentit.

Më herët shumë tunizianë dolën në rrugët e kryeqytetit Tuniz për të protestuar kundër sulmit. Udhëheqësit botërorë dënuan ashpër sulmin dhe shprehën mbështetjen e tyre në përpjekjet e Tunizisë në luftën ndaj terrorizmit.

Zëdhënësi i Ban Ki-moon tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së “e dënon në mënyrën më të fuqishme sulmin në Tunizi dhe shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve”. Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë partnerëve tunizianë në luftën ndaj terrorizmit”. Gjithashtu edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe tha se BE-ja do të mbështesë plotësisht Tunizinë në luftën ndaj terrorizmit.

Deri më sot, Tunizia kishte shmangur çdo lloj ngjarjeje të dhunshme të militantëve ekstremistë, që prej trazirave të vitit 2011 që rrëzuan autokratin Zine El-Abidine Ben Ali.

Top Channel