Nuk merr masa për pastrimin e mjedisit, gjobë për kompaninë “Gener2”

23/03/2015 00:00

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka gjobitur me 10 milionë lekë një kompani që po realizon një ndërtim në zonën e Liqenit Artificial. Mësohet se gjoba ka shkuar për subjektin “Gener2”.

Kryeinspektori Ergys Agasi ka bërë me dije se kompania në fjalë është gjobitur pasi nuk ka marrë masa për pastrimin e mjedisit.

Ai shtoi se “nëse kompania nuk merr masa, ISHMP-ja do të pezullojë punimet”.

Top Channel