PD nuk tërhiqet nga protestat. Arrestet, po sakrifikohen vetëm 2 ushtarë

23/03/2015 00:00

Megjithëse Prokuroria zyrtarisht deklaroi se skenari per vrasjen e dy
deputeteve është sajesë mes Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit,
Partia Demokratike nuk i ka ndalur protestat që kërkojnë dorëheqjen e
kryeparlamentarit, Ilir Meta.

Prokuroria kerkoi autorizimin e Kuvendit per arrestimin e dy deputeteve te premten dhe kesaj dite iu referua nenkryetari demokrat Edmond Spaho, kur shprehu mosbesim te plote tek hetimet.

“Ngjarjet e ditës së premte treguan se kësaj historie nuk do t’i shkohet deri në fund; që ajo po manipulohet; që synimi i drejtuesve të Qeverisë është ta mbyllin atë. Ata kanë vendosur të sakrifikojnë dy ushtarë të krimit për të shpëtuar gjeneralët, për të shpëtuar urdhërdhënësit. Me kriminelë në të gjithat nivele drejtuese nuk ka ta ardhshme as për ne as për fëmijët tanë”, tha Spaho.

Për here te pare gjate ketyre dy javeve proteste, Partia Demokratike vuri ne dukje dy standardet qe perdoren per te gjykuar qytetaret dhe ata qe kane pushtet.

“Në këtë vend, deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët shtrohen këmbënkryq dhe gju më gju me kriminelët, kurse qytetarët e thjeshtë për mospahesën e një fature të energjisë elektrike përfundojnë në burg”, tha Spaho.

Top Channel