Jemeni kërkon ndërhyrje ushtarake nga shtetet e Gjirit Arab

24/03/2015 00:00

Situata në Jemen vazhdon të jetë tejet e rëndë dhe këtë shqetësim e ka ngritur edhe ministri i Jashtëm i këtij shteti, i cili i ka bërë thirrje shteteve të Gjirit Arab që të ndërhyjnë për të parandaluar përparimin e rebelëve Houthi në jug të vendit.

Ministri Hadi-së Riad Yassin foli për një gazetë të Arabisë Saudite ku kërkoi ndërhyrje, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Vendi është i ndarë në dy, mes veriut dhe kryeqytetit Sana të kontrolluar nga shiitët Houthi dhe jugut, i cili është në duart e presidentit të rrëzuar, Rabbo Mansour Haddi. Jemeni duket se po i drejtohet një lufte civile, që prej vitit të fundit kur milicia Houthis pushtoi Sanaa dhe avancoi edhe në zonat e mbizotëruara nga sunitët, duke shkaktuar kështu përplasje me fiset lokale dhe duke aktivizuar kështu një lëvizje separatiste në jug të vendit.

Në fundjavë, shiitët morën nën kontroll edhe qytetin Taiz, i cili është i cili është qyteti i tretë më i madh në Jemen.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara tërhoqën një forcë prej 100 trupash prej Jemenit, përfshirë këtu edhe një grup force elitë të bazës ajrore Anad, në qytetin jugor al-Houta. Kjo lëvizje vlerësohet si një tjetër tregues i rritjes së pasigurisë në Jemen.

Top Channel