Korçë, grabitet kambisti, i merren 10 milionë lekë

24/03/2015 00:00

Një kambist u grabit në Korçë, ndërsa dilte nga banesa e tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të martës, kur kambisti Gaqo Mikani po dilte nga shtëpia. Sipas tij, grabitësit i kanë marrë 10 milionë lekë të cilat i kishte kesh në çantën e tij të parave.

Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e autorëve të grabitjes së këtij shtetasi.

Top Channel