Do t’i shembnin shtëpinë, i riu kërcënon se do hidhej nga pema

24/03/2015 00:00

Një 26-vjeçar nga fshati Farkë, në Tiranë, ka kërcënuar sot se do të
hidhej nga pema ku ishte ngjitur, në shenjë proteste ndaj aksionit të
Inspektoriatit të Ndërtimit për shembjen e shtëpisë së tij.

I riu i identifikuar si Muharrem Gëzdari, ka qëndruar në pemë për afro 3 orë. 26-vjeçari shprehej se banesën e kishte në proces legalizimi.

Vetëm pas gati tri orësh dhe pas thirrjeve të policisë, Gëzdari ka pranuar të zbresë nga pema.

Top Channel