PD proteston sërish kundër Metës: Të dalë para drejtësisë

24/03/2015 00:00

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot, për të dhjetën ditë me radhë,
protestat para Kryesisë së Kuvendit, ku ka kërkuar dorëheqjen e Ilir
Metës.

Me dhjetëra simpatizantë, të mbështetur edhe nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre për të kërkuar largimin e kryeparlamentarit.

Në krye të tyre këtë herë ka qenë deputeti i Qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, i cili i ka bërë thirrje Metës të japë dorëheqjen dhe më pas të dalë para drejtësisë.

“E kemi parë Ilir Metën këto ditë të dalë dhe të bëjë oferta, të na servirë qetësi dhe dashuri, por këtë e bën me shqetësimin më të madh. E kemi parë të na servirë miqësi dhe dashuri, por këtë e bën me një gjuhë urrejtjeje të paparë. E kemi parë t’u vidhet seancave dhe t’i vidhet Parlamentit. Ne kërkojmë që ai të largohet nga drejtimi i Parlamentit, që t’i drejtohet si gjithë të tjerët drejtësisë”.

Top Channel