Mbyllet përkohësisht Kopshti Zoologjik në Tiranë

24/03/2015 00:00

Gjendja e mjeruar në të cilën është katandisur Kopshti Zoologjik në
Tiranë ka çuar në mbylljen e tij. I vetmi kopësht zoologjik në vend, i
cili shërbente jo vetëm për të argëtuar fëmijët, por edhe per t’i njohur
ata me kafshet e egra, e kishte humbur prej kohesh kete funksion pasi
kafshët e egra ishin rralluar.

Ne kopësht kishin mbetur vetem disa prej tyre  si lama, ariu, struci, demi ndersa kafshet e tjera ishin ato shtepiake, si macja, pulat, lepuri e te tjera.

Trajtimi  jo i mire i kafsheve, mungesa e investimeve dhe  e perkujdesjes kishte çuar ne degradim te ketij Kopshti aq sa kafshe te llojeve te ndryshme bashkejetonin me njera-tjetren. Vetem dy dite me pare ndodhi ajo qe as ishte degjuar se si kali, i cili bashkejetonte ne nje kafaz me demin u sulmua prej ketij te fundit duke e demtuar rende, e duke shfaqur nje pamje makaber per vizitoret e rastesishem.

Bashkia e Tiranes e pyetur ne lidhje me kete sitaute ne Kopshtin Zoologjik thote se kjo eshte pasoje e politikave bllokuese te kreut te Qeverise, e cila nuk ka lejuar te jepet me koncesion. Burime prane Bashkise se Tiranes thone se Kopshti Zoologjik eshte mbyllur perkohesisht pasi po kryehen punet sezonale qe kane te bejne me krasitjen e pemeve. Sipas Bashkise keto pune sezonale eshte zgjidhur te behen gjate diteve te javes meqe nuk frekuentohet nga qytetaret, me qellim qe ne fund jave ato te kene perfunduar dhe Kopshti te jete i hapur per qyetaret qe e vizitojne ate.

Top Channel