Prokurori kroat: Lufta ndaj korrupsionit kërkon vendosmëri dhe guxim

24/03/2015 00:00

Dinko Cvitan, Prokurori i Përgjithshëm kroat, hyri në ambientet e
Krimeve të Renda me vetëm dy automjete që e shoqëronin, ku asnjëra prej
tyre nuk njoftonte me anë të sirenave se një person i rëndesishëm po
kalonte pragun e institucionit të drejtësisë shqiptare.

Vizita, me koleget shqiptare te akuzes, vjen ne nje kohe kur korrupsioni ne vendin tone po hetohet si krim i rende, por ka vetem nje ish-gjyqtar te denuar. Ne trajnimin që zgjati dy ore, prokurori kroat foli perpara prokuroreve shqiptare, qe hetojne krimet qe kryejne zyrtaret e shtetit, sikurse eshte korrupsioni dhe shperdorimi i detyres. Ai foli per eksperiencen e tij, e cila nuk eshte e vogel pare edhe çeshtjet e medha qe ka çuar deri ne fund.

I njohur edhe jashte Kroacise per arrestimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader dhe ish-kryetarit te Bashkise se Zagrebit, dy persona shume te rendesishem dhe me influence ne vendin e tij, Cvitan ka treguar formulen se si luftohet korrupsioni. Cvitan eshte shprehur se per te mberritur tek zyrtare te nivelit te larte te dyshuar, se pari duhet te ekzistoje vullneti dhe deshira.

‘Ata qe bejne nje hetim te tille duhet te jene njerezit e duhur,- ka shtuar Cvitan,- pasi ne kete proces duhet te mbizoteroje kembengulja dhe vetmohimi’.

Keshillat e tij, Prokurori i Pergjithshem kroat mesohet t’i kete mbyllur me nje fraze figurative dhe nenkuptuese, pasi ka nenvizuar se qe te luftohet korrupsioni duhet te behen bashke disa yje, çka ne kontekstin shqiptar do te thote se qe te kete rezultate duhet te kete bashkepunim mes institucioneve ligjzbatuese.

Duke sjelle shembullin se si u hetua ish-kryeministri Ivo Sanader, Prokurori i Pergjithshem Dinko Cvitan, mesohet t’u kete thene prokurororeve se gjithçka ka nisur nga shkrimet ne media. Gazetaret raportonin se Sanader mbante ore te shtrenjta, ku vetem njera prej tyre kushtonte 100 mije euro.

Per kete qellim,-  eshte shprehur ai,- ne vendosem te nisim hetimet kryesisht. Ne ate kohe Sanader sapo kishte lene detyren dhe ishte deputet dhe anetar nderi i kryesise se partise se tij, e sapo dale ne opozite. Veshtiresia,- ka shpjeguar Cvitan,- ishte vetem ne fillim pasi synohej qe te mblidheshin sa me shume prova.

“Patem nje bashkepunim te mire me Policine dhe Drejtorine e Taksave, dhe vetem pas veprimeve hetimore, kerkuam imunitetin e Sanader, per shperdorim detyre, korrupsion pasiv dhe abuzim me fondet publike, nderkohe qe me pas ju drejtuam gjykates per arrestim”, ka treguar Cvitan.

Pjesa tjeter e historise tashme eshte e ditur boterisht, Sanader ndodhet ne burg me dy denime per korrupsion, ndersa Kroacia hyri ne Bashkimin Europian.

Top Channel