Shaqiri: Milano, më mirë se Mynihu

24/03/2015 00:00

Muajt e tij të parë te Interi, duke u nisur nga rezultatet e skuadrës, nuk kanë qenë të mira, por Xherdan Shaqiri nuk është penduar aspak për zgjedhjen që bëri në janar për të veshur fanelën zikaltër.

“Skuadra ka të ardhme dhe një trajner shumë të aftë. Kemi një projekt dhe duam të ngremë Interin sa më lart. Unë dua të jap ndihmën time për arritjen e objektivit”, tha sulmuesi me origjinë kosovare për SRF-në.

E ardhmja e Shaqirit, pavarësisht si përfundon sezoni, do të jetë te Interi: “Më mirë Milano sesa Mynihu. Mbase Interi nuk është në nivelin e Bayern Munchen, por unë dua t’i kthej madhështinë që ka pasur në të shkuarën. Do të qëndroj te Interi.”

Top Channel