Instagram prezanton “Layout”

24/03/2015 00:00

Instagram-i njoftoi së fundmi hedhjen në përdorim të një aplikacioni që do t’u mundësojë të gjithë përdoruesve të tij të bashkojnë në një të vetëm dy ose më shumë imazhe të veçanta.

Aplikacioni i ri quhet “Layout from Instagram” dhe synon që të ecë në gjurmët e “Hyperlapse”, një tjetër aplikacion i hedhur më parë për krijimin, shpërndarjen dhe shtrirjen në kohë të videove.

Me këtë risi, Instagram synon t’u vijë në ndihmë të gjithë përdoruesve që shpesh hasin vështirësi në tregimin e një përvoje të tyre vetëm përmes një imazhi, por detyrohen të ngarkojnë në rrjetin social disa prej tyre.

Me “Layout” dy ose më shumë shkrepje ngarkohen si një imazh i vetëm, sipas rendit kohor të përzgjedhur nga vetë përdoruesi, i cili ka dorë të lirë edhe në ndryshimin e përmasave, madhësisë për çdo imazh para se ta ruajë atë.

Ofrohet si shtojcë e aplikacionit edhe “Photo Booth” që mundëson ‘shkrirjen’ në një imazh të katër vetshkrepjeve (selfie).

Këto shërbime ofroheshin deri më tani në këtë rrjet social prej palëve të treta.

Top Channel