Gjenden “Kutitë e zeza”, mes viktimave 16 nxënës gjermanë dhe një foshnje

24/03/2015 00:00

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Alpet franceze në pikën e përplasjes së avionit të “Germanwings” dhe përreth saj vazhdon me intensitet.

Autoritetet franceze njoftuan gjetjen e “Kutive të zeza” të avionit që do të zbardhin edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.

Ndërkohë “La Provence”, një media lokale në Francë raporton për një person të mbijetuar. Mësohet gjithashtu se në bord ndodhej një foshnje dhe 16 nxënës gjermanë që po ktheheshin nga Spanja në vendlindje pas një udhëtimi për shkëmbimin e programeve mësimore.

Më herët kancelarja gjermane njoftoi udhëtimin drejt vendngjarjes për të mbikqyrur një hetim të përbashkët mes autoriteteve franceze dhe atyre gjermane. Merkel tha se është një ditë zie për gjithë gjermanët.

Në Francë mbërriti edhe Mbreti Felipe VI. Ai u prit në zyrat e Ministrisë së Brendshme franceze nga presidenti Francois Hollande.

Top Channel