PS, pakënaqësitë e para për ndarjen e bashkive

24/03/2015 00:00

Lindin pakënaqësitë e para të deklaruara brenda maxhorancës qeverisëse për ndarjen e bashkive ku do të garojnë kandidatët e majtë.

Kjo është vënë re në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së drejtuar nga Gramoz Ruçi, meditën e së martës.

Një burim nga brenda grupit thotë se deputeti Bashkim Fino ka ngritur shqetësimin përse bashkia Pogradec i është lënë LSI-së. Në përgjigjen e tij, kreu i grupit Gramoz Ruçi citohet të jetë shprehur se “kjo ndodh pasi jemi në koalicion dhe se prej një koalicioni të tillë, burojnë edhe detyrime të cilat duhet të mirëkuptohen jo vetëm nga deputët socialistë, por edhe nga baza”.

Pas kësaj përgjigjeje nuk ka patur replika mes Finos dhe Ruçit.

Nga bisedimet e deritanishme, vetë kryeministri Edi Rama pas takimit në Selinë Rozë me aleatin Ilir Meta deklaroi se LSI-ja do të ketë kandidatët e saj në 15 bashki.

Top Channel