Dhunon bashkëshorten e më pas i vë flakën shtëpisë

24/03/2015 00:00

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës me akuzën e dhunës ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e hënë, ku shtetasi me inicialet A.N, nga fshati Zallmner i Tiranës ka ushtruar dhunë për motive banale ndaj bashkëshortes së tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, 40-vjeçari i ka vënë flakën banesës së çiftit. Përpjekjet e gruas për të fikur zjarrin janë penguar prej 40-vjeçarit, i cili është larguar nga banesa vetëm pasi flakët kanë djegur pjesën më të madhe të orendive shtëpiake.

Burime nga policia bëjnë me dije se denoncimi i ngjarjes së rëndë është bërë nga vetë bashkëshortja e dhunuar, e cila ka telefonuar në sallën operative pasi është siguruar që bashkëshorti i saj është larguar nga banesa.

Me marrjen e denoncimit policia është vënë në kërkim të 40-vjeçarit.

Top Channel