Kaka’ zgjedh formacionin ideal, lë jashtë Messin

24/03/2015 00:00

Ricardo Kaka’, ish-futbollisti i Milanit dhe Realit, tashmë te Orlando City, ka publikuar formacionin e tij ideal në një intervistë për britaniken ‘Daily Mail’. Bie në sy mungesa e Leo Messit në një sulm me 3 Ronaldo (Cristiano Ronaldo, Ronaldinho dhe Ronaldo).

Ja si e justifikon fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 mungesën e argjentinasit në formacionin e tij: “Kam luajtur kundër Messit dhe është i jashtëzakonshëm, por zgjedh Ronaldinhon. Është gjenial. Bën gjëra me topin që nuk i kuptoj dot. Në stërvitje bënte gjëra fantastike që presioni i ndeshjes nuk ia lejonte dhe tifozët nuk i kanë parë, por unë po.”

Formacioni përfshin 5 ish-lojtarë të Milanit (Dida, Maldini, Nesta, Cafu dhe Pirlo), 2 të Realit të Madridit (Roberto Carlos dhe Zidane) dhe 1 të Barcelonës (Iniesta).

FOTO GALERI
1/1

Top Channel