Momenti dramatik i përplasjes së dy makinave super të shtrenjta

25/03/2015 00:00

Tifozët e garave me makina u bënë protagonistë të një aksidenti dramatik pasi dy makina klasike, të mbajtura në gjendje të shkëlqyer prej dekadash, u përplasën ndërmjet tyre në pistën e Goodwood.

Një “Mercedes” unik SLS 300, i vlerësuar 4 milionë euro, i cila po drejtohej nga legjenda e F1 Jochen Mass, u përplas me një “Jaguar” i vlerësuar 1 milionë euro.

“Mercedes”-i ishte transportuar në Sussex nga koleksionisti gjerman Klaus Lahr, posaçërisht për garën e Salvadorit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar, por me siguri pronarët e makinave janë bërë me dhimbje koke për dëmtimet që pësuan makinat e mbajtura me shumë kujdes prej vitesh.

FOTO GALERI
1/3
Mercedesi i viteve 1950 perplas me Jaguarin

Top Channel