Aksident në Tiranë, makina plagos kalimtarin

25/03/2015 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi u shënua sot në mëngjes Tiranë. Një kalimtar i identifikuar si shtetasi Ylli Allgjata u përplas nga një makinë, në zonën e Kombinatit.

I plagosuri u dërgua në Spitalin e Traumës, ku po merr shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Nuk ka të dhëna të tjera rreth këtij aksidenti, por policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel