Ekzorcizëm në Argjentinë (Kujdes! Pamje të rënda)

25/03/2015 00:00

Ky është momenti i tmerrshëm kur një gruaje argjentinase iu krye një ekzorcizëm nga prifti i zonës. 22-vjeçarja e identifikuar vetëm me emrin Laura, është xhiruar në një kishë të Buenos Airesit në kohën që prifti Manuel Acuna urdhëronte Djallin të dilte nga vajza.

Ajo shihet duke ulëritur dhe duke sharë një nga gratë që e mbajnë të shtrirë në tokë, ndërkohë që prifti dëgjohet duke thënë: “Lëre të qetë, lëre të qetë tani!”

Përpara ekzorcizmit, banorët e zonës u lutën në Kishë për shpëtimin e shpirtit të vajzës. Prifti Acuna iu drejtua atyre me këto fjalë: “Djalli ekziston. Nuk është një ide, një teori apo diçka abstrakte. Djalli ka personalitet dhe strategji. Është një engjëll i rënë që Jezu Krishti e ka përballur.”

Një burrë 32-vjeçar tha: “Ajo ishte një vajzë shumë e mirë, por u bë e keqe kur Djalli e pushtoi. I duhej një ekzorcizëm për t’u çliruar.”

Top Channel