Vjedhja në BSH, pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar

25/03/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 3 të
akuzuarve kryesorë, në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitrajt,
Klevis Bejtja dhe Mimoza Bruzia.

Ky vendim do të sjellë një lehtësim të dënimit të tre të pandehurve pavarësisht masës që do të vendosë në përfundim Gjykata ndaj tyre.
 
Ardian Bitraj ka pranuar vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Top Channel