Gjermani, kërkohet një testues shtëpish publike

25/03/2015 00:00

Një ofertë pune shumë e çuditshme është publikuar në një faqe interneti gjermane. Bëhet fjalë për një “testues shtëpish publike”, i cili duhet të ketë arsim të lartë, të dijë frengjisht dhe të ketë kaluar një kohë të gjatë në distriktet me drita të kuqe.

Sipas ‘The Mirror’, oferta e punës është parë fillimisht në Kaufmich.com, që është një faqe interneti për biznesin e seksit. Biznesi berlinez që ka ofruar këtë vend pune është një kompani ndërkombëtare që ka degë në Kinë, Gjermani dhe Spanjë.

Në ofertë lexohet: “Eksperiencë praktike me vite vizitash nëpër shtëpi publike. Preferohen persona që nuk kanë frikë nga kontakti me persona të tjerë.”

Puna është kjo: vizita nëpër shtëpi publike për të kontrolluar standartet higjienike, shërbimin ndaj klientit dhe çmimin.

Top Channel