Messi qetëson tifozët e Barcelonës: Jam mirë

25/03/2015 00:00

Leo Messi ka qetësuar të gjithë tifozët e Barcelonës pas lajmit të ditës së martë se sulmuesi kishte pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me Argjentinën.

“Jam mirë, shumë faleminderit për mesazhet që keni dërguar. Ju përqafoj”, shkroi katër herë fituesi i Topit të Artë në rrjetet sociale.

Messi u largua nga stërvitja e Argjentinës pasi ndjeu një shqetësim në këmbën e djathtë, shqetësim që ishte shkaktuar nga një goditje e marrë në “Klasiken” ndaj Realit.

Vizitat mjekësore treguan se numri 10 i katalanasve dhe kombëtares bardhekaltër nuk ka asgjë të rëndë.

Top Channel