Nishani, mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit ajror

25/03/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi sot mesazhe ngushëllimi
Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck dhe
Mbretit të Spanjës, Felipe VI për viktimat e aksidentit tragjik ajror të
ditës së martë, ku humbën jetën 67 shtetas gjermanë dhe 45 shtetas
spanjollë.

Presidenti Nishani, përmes këtyre mesazheve u shprehu në emrin e tij personal dhe të popullit shqiptar, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave dhe miqve të tyre për humbjen e njerëzve të dashur.

“Të pafjalë të përshkruajmë tronditjen nga kjo tragjedi, ju siguroj se në këto momente të vështira për familjarët e viktimave dhe kombet tuaja, jemi me ju dhe lutemi që viktimat të prehen në paqe!” shprehet Kreu i Shtetit në mesazhet e ngushëllimit.

Top Channel