Cvitan: Në Kroaci gjyqtari është zot. Zyrtarët, në gjyq si shtetas të zakonshëm

25/03/2015 00:00

Termi “pavarësi”, ka qenë kryefjala e prokurorit të përgjithshëm kroat Dinko Cvitan, në një takim me gjyqtarët e Krimeve të Rënda, në një kohë kur ata tashmë kanë kompetencë që të gjykojnë edhe zyrtarët e lartë për korrupsion.

Në ditën e dytë të vizitës në godinën e qelqtë të kësaj gjykate, Cvitan ka ilustruar eksperiencën kroate, duke theksuar se gjyqësori atje e ka treguar pavarësinë me rastin e arrestimit të ish-kryeministrit Sanader dhe të kryebashkiakut të Zagrebit.

Por ndryshimi, sipas Cvitan, qëndron në faktin se në Kroaci gjyqtari shihet si “zot” dhe prokurorët shkojnë tek ai vetëm pasi janë blinduar me prova, në mënyrë që të mos humbasin çështjet.

Për këtë prokurori i përgjithshëm Cvitan ka pohuar se mbase do të ishte e nevojshme të kopiohej modeli kroat, në të cilin zyrtarët e lartë gjykohen si çdo nëpunës i zakonshëm, duke anashkaluar edhe juridiksionin fillestar që merr Gjykata e Lartë në rastet e deputetëve dhe ministrave të cilët në vendin tonë janë kompetencë e Gjykatës së Lartë.

Por për prokurorin Cvitan, në sistemin penal shqiptar për gjykimin e zyrtarëve të lartë, rëndësi duhet t’u jepet edhe veprave të tjera që ai kryen, siç janë shpërdorimi i detyrës apo abuzimi me tenderat dhe jo vetëm korrupsioni.

Prokurori mësohet të jetë shprehur se, për të shpëtuar nga vartësia e politikës duhet të shihet modeli kroat edhe për Gjykatën e Lartë, anëtarët e të cilës në Kroaci zgjidhen nga Këshilli i Gjyq

Top Channel