Ylli Vejsiu ndërron jetë në moshën 73-vjeçare

25/03/2015 00:00

Për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh ka ndërruar jetë këtë të mërkurë profesor Ylli Vejsiu.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Ylli Vejsiu ka qenë ndër themeluesit e Partisë Demokratike, deputet i saj dhe më pas ministër i Arsimit.

Partia Demokratike shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë e të afërmit e Vejsiut për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“Ylli Vejsiu gëzon respektin e çdo demokrati dhe qytetari që ka arritur ta njohë atë si një shërbëtor të përulur të interesit publik, me funksionet e detyrat që ka ushtruar. Ylli Vejsiu është themelues i Partisë Demokratike, ish-kryetar për degën më të madhe të vendit, atë të Tiranës, ka ushtruar detyra të rëndësishme si Ministër Arsimi, dhe në secilin rast ka spikatur me përkushtimin e tij”, thuhet në deklaratën e PD.

Top Channel