Ëndërroni sikur bini nga lartësi të mëdha në gjumë?

25/03/2015 00:00

Shumë personave u ka ndodhur, që të përjetojnë ndjesi sikur rrëzohen nga lartësi të mëdha, gjatë kohës që janë në gjumë.

Të gjithë pothuajse kemi pyetur për motivin. Një studim i ‘Mayo Clinic’ ka kërkuar të gjejë shkaqet, duke zbuluar se ky fenomen prek 7 persona nga 10 të tillë.

Motivi? Kjo ka të bëjë me relaksimin e muskujve dhe mendjes. Fenomeni është e lidhur me fazën Rem, që provokon ndjesinë e rënies së lirë, që përjetojmë në gjumë.

Shkaqet? E para ka të bëjë me ankthin, stresin dhe mbi të gjitha me lodhjen. Duke fjetur pak, rritet fenomeni i përjetimit të anktheve të tilla.

Top Channel