Sarandë, tritol makinës së një biznesmeni

26/03/2015 00:00

Një sasi tritoli, e vendosur në automjetin e një biznesmeni, ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje duke tronditur qytetin e Sarandës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave, sasia e tritolit ishte vendosur në automjetin në pronësi të biznesmenit Ilia Martini.

Sipas të njëjtave burime, shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Automjeti i shtetasit Ilia Marini, tip “Range Rover”, me targë “AA 777 IN”, ishte parkuar pranë një lokali në pronësi të tij, i cili ka marrë gjithashtu dëme nga impakti i shpërthimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të qytetit jugor, të cilat pasi kanë rrethuar zonën punuan për mbledhjen e provave të mundshme.

 

Top Channel