Mazhoranca voton për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku

26/03/2015 00:00

Autorizimi për arrestim i Tom Doshi, kërkuar nga Prokuroria ka marrë në
Kuvend, 80 votat e maxhorancës të pranishëm në sallë, me të cilët u
bashkua edhe demokratja Mesila Doda, ndërsa kërkesa per Mark Frrokun ka
pasur edhe nje abstenim nga rradhët e deputetëve.

Doshi nuk u paraqit ne seance, kurse Frroku shfrytezoi mundesine per t’iu drejtuar kolegëve në mesazhin para votimit. Për Mark Frrokun që përbën ndoshta herën e parë të marrjes së fjalës në Parlament, kërkesa e Prokurorisë është denigrim jo vetëm për të, por kërcënues për çdo deputet.

“Nëqoftëse do t’i hapni rrugën këtij precedenti, atëherë shumë prej jush do të përfundojnë nesër, ashtu siç po pretendohet për mua sot. Fjala në fund dhe veprimi është në dorën tuaj, unë nuk kam frikë të përballem në mënyrën më absolute me drejtësinë dhe me çdo lloj akuze që bëhet. I mbetem asaj dëshmie që kam bërë se nuk ka dëshmi tjetër”, tha Frroku.

Frroku u largua nga salla perpara votimit, ku as Ilir Meta nuk mori pjese ne te. Nese, per Tom Doshin dhe Mark Frrokun kjo ka qene nje seance e rende per fatin e tyre jo vetem politik, per Vangjel Dulen ishte seanca ndoshta me e veshtire qe ka drejtuar, per te cilen mori kritikat e te dyja paleve.

Edi Rama
: Zoti Dule, respektoni rregulloren! Marrja e fjalës për procedurë dhe për t’i kthyer të drejtat e fjalës në diskutime është në shkelje të rregullores dhe unë ju siguroj se Partia Socialiste do të tërhiqet nga ky Kuvend në çdo moment që do të shkelet rregullorja. Ne nuk mund të vazhdojmë që çdo të enjte të japim përpara popullit shqiptar, një shfaqje të shëmtuar të denjë për klubin e Shtëpisë së Oficerëve.

Sali Berisha:
Jam plotësisht dakord me rregulloren. Absolutisht, nuk i heq një pikë. Jam dhe do të jem 100 për qind dakord me rregulloren.

Vangjel Dule: Ju lutem, seanca është e vështirë, është e ndërlikuar, ka aspekte humanitare, prandaj ta lemë mënjanë politikën dhe të përqendrohemi në aspektin procedurial.

Demokratet deklaruan se refuzimi i marrjes se videos kerkuar nga Doshi, si prove nga Parlamenti, eshte nje precedent i rrezikshem.

Sali Berisha: Zoti Dule, si e ndjen veten tij, që ulesh në vend të Ilir Metës? Ndjehesh komod që të kanë një ngarkuar një rol, të një njeriu që është akuzuar për dy vrasje; të një njeriu, i cili në akt të pashembullt bllokon paraqitjen e provës për faktin e vetëm se i ka dërguar në qeli Durim Banit, xhelatin, për t’i thënë: ‘Unë të pres kokat e fëmijëve, nëqoftëse se guxon të dëshmosh të vërtetën’. Në rast se kjo është një e vërtetë, aty, në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Ilir Meta.

Ilir Meta: Zoti Beqja, ju lutem jepini ilaçet…Ndihem shumë mirë që jam ulur mes deputetëve. Këtë falsifikator keni marrë përsipër të mbroni dhe merreni dhe dilni dhe në fushatë me të. Deputeti kishte 5 avokatë, kishte dy privatë dhe tre të opozitës. Me qetësi dhe me dashuri, mos nxitoni, prandaj zoti Dule, si drejtues i seancës, si një njeri që keni treguar një durim të paparë, aq shumë sa keni toleruar që një keqbërës t’i tregojë gishtin kryeprokurorëve dhe një opozitë t’i mbaj iso, presionit dhe dhunës verbale ndaj Prokurorisë dhe ndaj Prokurorit të Përgjithshëm që kanë zgjedhur vetë. Historia vazhdon, keni durim, keni qetësi sepse gjërat do të zbardhen deri në fund.

Duke i mbetur kerkeses per doreheqjen e Ilir Metes, demokratet u larguan nga salla para votimit, duke e konsideruar procesin ndaj dy deputeteve farse.

Top Channel